Një adoleshent nga Shijaku është shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Durrësit, pas një denoncimi të bërë nga nëna e një vajze te mitur.
37-vjeçarja me inicialet B.K, ka denoncuar 17 vjeçarin, pasi sipas saj, ka kryer marredhenie me te bijen 14 vjeçe. Prokuroria e qytetit bregdetari ka nisur hetimet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të këtij denoncimi.