Biznesmeni Elman Abule, ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
Biznesmeni Abule u thirr nga prokurorët për t’u pyetur në lidhje me disa çështje specifike për hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku është i përfshirë edhe vetë biznesmeni në fjalë.
Kujtojmë se Elman Abule akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në dosjen ndaj Veliajt.
Aktualisht biznesmeni Abule ka masën “arrest në shtëpi”.
Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.