Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ironizon shkrimet për dorëheqjen e tij nga detyra, pasi është nën hetim nga SPAK për veprime që dyshohen se i ka kryer para se të zgjidhej kryebashkiak.
Ai thotë se do të dorëhiqet nga Bashkia për t’u zgjedhur president i SHBA nesër.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët.”, shkruan ai.
Beci, u paraqit në SPAK ditën e premte dhe dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme.