Janë publikuar fotot të pa para ndonjëherë më parë të Titanikut, i cili ndodhet 3,800 metra brenda Atlantikut.
Foto që tregojnë të plotë anijen më të famshme në botë janë realizuar pas skanimit digjital, i cili ka sjell pamje të qarta.
Ky skanim digjital siguron një pamje unike 3D të të gjithë anijes, duke bërë të mundur që ajo të shihet sikur nuk ndodhet nën ujë.
Shpresa është se kjo do të hedhë dritë të re mbi atë që ndodhi saktësisht me anijen, e cila u mbyt në 1912.
Më shumë se 1,500 njerëz vdiqën kur anija goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork./ Opinion.al