Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme 

2025/03/25 at 10:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme 

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ishin “intensive” por të dobishme, tha një anëtar i ekipit negociues të Rusisë. 


“Ne biseduam për gjithçka, ishte një dialog intensiv, jo i lehtë, por shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët”, tha të martën Grigory Karasin për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS. 

“Shumë probleme u shtjelluan”, shtoi ai. 

Karasin, i cili për kohë të gjatë ishte zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, tha se bisedimet SHBA-Rusi do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në to. Ai nuk tha hollësi rreth kësaj. 

Ai i bëri këto komente një ditë takimit 12-orësh mes dy vendeve në Arabinë Saudite, vendin ku po zhvillohen bisedimet. 

Derisa bisedimet po zhvilloheshin në Riad, Rusia e sulmoi me raketa qytetin Sumi të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 90 njerëz, përfshirë 23 fëmijë. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, duke thënë se ky është shembulli më i freskët i “humbjeve, dhimbjes dhe shkatërrimit, diçka që Ukraina kurrë nuk e ka dashur”. 

Zelensky tha se Rusia është “e vetmja palë që po e zgjat këtë luftë dhe po torturon si popullin tonë, ashtu edhe mbarë botën”. 

“Për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe, duhen masa të forta dhe veprime vendimtare”, tha ai në video-fjalimin e tij të përnatshëm. 

“Jemi gati ta mbështesim çdo nismë të fuqishme që e bën diplomacinë më efektive”, shtoi ai. 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, shkroi në “X” se sulmi i 24 Marsit në Sumi tregoi se fjalët e Moskës për paqe janë “boshe”. 

Edhe pala ruse raportoi për një sulm. Një zyrtar rus në rajonin u pushtuar ukrainas, Luhansk, tha se bombardimet ukrainase kanë vrarë gjashtë njerëz atje, përfshirë një gazetar të gazetës ruse Izvestia. 

Gazeta pro-Kremlinit e identifikoi gazetarin si Alexander Fedorchak, duke thënë se ai u vra “në rajonin e Harkivit.” Kanali rus Zvezda, i sponsorizuar nga Ministria e Mbrojtjes, raportoi se kameramani dhe shoferi i tij u vranë derisa po xhironin një reportazh me Fedorchakun. 

Bisedimet në Arabinë Saudite janë pjesë e përpjekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Takimi SHBA-Rusi të hënën u zhvillua një ditë pas bisedimeve të ndara midis SHBA-së dhe Ukrainës – gjithashtu në Arabinë Saudite, të cilat Kievi i quajti “frytdhënëse”. 

Serhiy Leshchenko, këshilltar i presidencës ukrainase, tha se delegacioni ukrainas qëndroi në Riad dhe pret të takohet sërish me amerikanët. Zelensky deklaroi në fjalimin e tij të natës se përfaqësuesit nga Ukraina dhe SHBA do të takohen përsëri, por nuk dha një datë të saktë. 

Një burim i paidentifikuar në delegacionin rus u citua nga TASS duke thënë se Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë do ta publikojnë një deklaratë të përbashkët më 25 Mars. 

Reuters citoi një burim rus të ketë thënë se një draft i deklaratës së përbashkët u dërgua në Moskë dhe Uashington për miratim dhe se të dyja palët synojnë ta lëshojnë atë më 25 Mars. 

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se kufijtë territorialë dhe mundësia e pronësisë amerikane mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainën jugore ishin pjesë e bisedimeve. 

Javën e kaluar, Trump përmendi idenë që SHBA-ja të merrte kontrollin e centralit, i cili u kap nga Rusia në fillim të luftës. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit ishin të përqendruara në çështje teknike, përfshirë sigurinë e transportit tregtar në rajonin e Detit të Zi./REL 



Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
Çfarë do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiç për serbët nga Kosova? 

Çfarë do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiç për serbët nga Kosova? 

“I prenë rrugën dhe e goditën”, policia shpall në kërkim 2 autorët e plagosjes në Kamzë 

“I prenë rrugën dhe e goditën”, policia shpall në kërkim 2 autorët e plagosjes në Kamzë 

Lulzim Berisha del para gjykatës spanjolle: Mos më ekstradoni, kam frikë për jetën nëse më ktheni në Shqipëri 

Pas ekstradimit nga Spanja, Lulzim Berisha transferohet në paraburgimin e Durrësit 
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}