Aktualitet

Negociatat, Varhelyi i zhgënjyer për vendimin negativ


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 22/06/21 |
Opi Nion

Pas përfundimit të mbledhje së Ministrave të Jashtëm,  Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, është shprehur i  zhgënjyer me mos marrjen e vendimit pozitiv për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi thotë se presidenca portugeze vuri në tryezë disa zgjidhje për Shkupin e Sofjen, por asnjëra prej tyre nuk mundi të tërhiqet Bullgarinë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut.

 “Jemi në fazën finale të këtij procesi ndaj na duhet të shtojmë përpjekjet që të mund të arrijmë sukses gjatë presidencës sllovene. Na duhet të shkojmë përpara me të dy shtetet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të cilat i kanë realizuar reformat që ju kërkuan për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare”.

Ndërkaq Mali i Zi dhe Serbia kanë mbajtur Konferencat e Para Ndërqeveritare pas miratimit të metodologjisë së re të zgjerimit.

Mali i Zi synon anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian përpara fundit të vitit 2024, deklaroi kryeministri Zdravko Krivokapiç pas konferencës së radhës ndërqeveritare. Negociatat me Malin e Zi kanë nisur me 29 Qershor të vitit 2012 ndërsa deri tani janë përmbyllur vetëm katër kapituj nga 33 kapituj gjithsej./ Opiniona.al

Pas