Kryesore

Negociatat, Soreca: Kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria


               Publikuar në : 16:57 - 26/03/20 |
Opi Nion

Luigi Soreca, ambasadori i BE, ka deklaruar  bëri të ditur se në mënyrë që Shqipëria të ulet në tryezë me BE duhet të plotësojë disa kushte.

Së pari reforma zgjedhore, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe së treti krijimi i strukturave të reja të drejtësisë.

Luigi Soreca: Në mënyrë që Shqipëria të ulet në këtë tryezës të përbashkët me BE për konferencën ndërqeveritare do të duhet të përmbushë:

Së pari reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të plotë dhe linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR që do të thotë transparenca e financimit të partive politike, fushatave zgjedhore etj.

Së dyti vazhdimi i reformës në drejtësi, që do të thotë funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe këtu opinioni i Komisionit të Vencias do të merret parasysh.

Së treti do të jetë edhe krijimi i strukturave të specializuara antikorrupsion, flasim për SPAK dhe BKH.

Po ashtu Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Po ashtu Shqipëria do të duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar me shtet anëtarë në veçanti edhe për çështje që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Po ashtu puna të vazhdojë për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit, që flet për luftën kundër emigracionit të parregullt, shtetasve anëtarë që kërkojnë azil në BE.

Duhet bërë punë për ndryshimin e ligjit për rmediat. Këtu i rëndësishëm do të jetë opinioni i Komizionit të Venecias.

Puna duhet të vijojë edhe për ato elementë të tjerë që janë përmendur që vjet në shtator në dokumentin e Bundestagut gjerman.

Puna duhet të vazhdojë për çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e pakicave kombëtare, puna për censusin, të drejtat e pronësisë./ Opinion.al

Pas