Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zhvillimet e punimeve të Samitit të Berlinit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se mos hapja e negociatave të Shqipërisë me BE është një nga konkluzionet e këtij Samiti.
Sipas, ish-kryeministrit, Franca as në shtator nuk do të shqyrtojë raportin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave.
Postimi i plotë
Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!
Konkluzionet:
– Jo ndryshimit te kufijve!
– Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
– Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
– Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
– Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
– Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
– Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
– Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Ëelle!
Si perfundim miq,me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim! Sb/ Opinion.al E.Xh.