Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të hënë drejt Budapestit, ku pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe të takohet me liderët e shtetit hungarez.
Kreu i qeverisë të martën do të jetë në një vizitë zyrtare në Bullgari ndërkohë që pritet të kthehet të mërkurën në Shqipëri përpara zhvillimit të seancës në parlament për shkarkimin e presidentit Meta.
Në fokus të takimeve që do të zhvillojë në Hungari dhe në Sofie do të jenë çështjet e integrimit evropian dhe marrëdhëniet e vendit tonë me këto dy shtete.