Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përmendur dy emra të letërsisë Franz Kafka dhe Ismail Kadare,ka thënë se realiteti konkurron akoma dhe fantazinë e tyre të pa konkurrueshme.
“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…”, ka shkruar Rama./ Opinion.al E.Xh.