Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat, Rama: Nuk janë në dorën tonë! (Macron ka një mesazh)

2019/10/03 at 11:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociatat, Rama: Nuk janë në dorën tonë! (Macron ka një mesazh)

Kryeministri Edi Rama thotë se ardhmja integruese e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk lidhet me arritjet e vendit tonë, por me politikën dhe situatën e brendshme aktuale në Bashkimin Evropian.  Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat, por e gjitha do të lidhet me pozitën aktuale të BE-së dhe qëndrimet e disa shteteve si Holanda e Franca që në këtë periudhë kanë mendësi të ndryshme për zgjerimin, dhe nuk është më në dorë të Shqipërisë.


“A është gati Shqipëria për të hapur negociatat? Besoj që pyetja është legjitime dhe e meriton një debat por kur ngrihet si pyetje retorike dhe pastaj merr atë përgjigjen e lehtë dhe përgjigjja argumentohet me Holandën, apo me kushtet e Gjermanisë, apo Francën, që qenkan më rigorozë se të gjithë vendet e tjera, dhe medemek shikokan më thellë se Komisioni Evropian që paguhet nga Gjermania, Franca, Holanda e gjithë të tjerët për të parë përditë më thellë, vetvetiu ikim nga thelbi dhe futemi në katundin tonë duke u përpjekur tu themi shqiptarëve secili, që unë jam ai që duhet të dëgjoni dhe besoni dhe jo parafolësi apo parafolësja. Kur ngrihet pyetja a është gati Shqipëria, në raport me kë? Këtu nis një diskutim real, dhe jo një debat i kotë, që në vend të synojë ta fokusojë politikën si e tërë, dhe shoqërinë tek kjo sfidë, në fakt synon të kundërtën. Të përdorë si argumente për të goditur këtu brenda argumente që në fakt nuk kanë lidhje fare me këtë. Sot cilido nga vendet e BE-së që është tanimë i integruar pas rënies së perandorisë komuniste, do të ishte në pozicionin të futej në BE nuk do të futej dot në BE. Sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht, nuk do futej në BE dhe madje vende që ishin në BE përpara rënies së komunizmit, nuk do futeshin dot në BE. Sot që flasim, Sepse BE është në një debat të brendshëm i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin në BE por daljen nga një situatë e cila e ka vendosur BE në pozitë të vështirë në raport me fuqitë e tjera. Dhe sot debati mes Francës e Gjermanisë, apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur pa ngrënë arra në dorë, dhe atyre që nuk e duan zgjerimin, nuk lidhen fare, as me argumentet e përdorura këtu për politike të brendshme, dhe as me Shqipërinë, apo Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë të gjitha vendet para se të hapnin negociatat”, tha Rama.

Por nga Strasburgu, Emmanuel Macron përmendi indirekt Shqipërinë kur foli për numrin e madh të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të sigurta te origjinës dhe që duan hapje negociatash me BE-në.

“Duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi në mënyrë efektive sfidës migratore, te kemi guximin të përballemi me kërkesën për kontroll të shprehur nga të gjithë bashkëqytetarët tanë, te kemi kthjelltësi për të parë atë që në shumë raste, kërkesa për azil vjen nga shtete te konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes”, tha Presidenti francez. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
Bota

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

25 Nëntor, 2025 9:01 am
9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
Bota

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

25 Nëntor, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2025

25 Nëntor, 2025 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

25 Nëntor, 2025 8:34 am
Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Para
Rama: Një prokuror në Durrës është pjesë e bandave

Rama: Një prokuror në Durrës është pjesë e bandave

Edhe Lady Gaga bashkëpunim me Adele?

Edhe Lady Gaga bashkëpunim me Adele?

Reforma zgjedhore, Rama-Bashës: Këmbësor që rri tek hija e fikut

Reforma zgjedhore, Rama-Bashës: Këmbësor që rri tek hija e fikut
















TE FUNDIT

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
25 Nëntor, 2025

Dalin pamjet nga banesa ku u izoluan dy shtetasin Julian Cumrraku dhe Arben Uka. Siç shihet nga pamjet, në banesë...

Lexo më shumë

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
25 Nëntor, 2025

Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një...

Lexo më shumë

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan

9 fëmijë të vrarë nga bombardimet pakistaneze në Afganistan
25 Nëntor, 2025

Dhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze në Afganistan , tha zëdhënësi i qeverisë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
25 Nëntor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com