Franca është në studim e sipër. Nuk e ka vendosur ende nëse do të votojë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Kështu tha ktyeministri Edi Rama i porsa kthyer nga Parsi ku takoi presidentin Emanuel Macron.
“Dje isha në Paris për të bindur çdo vend anëtar të BE për ti dhënë vendit tonë në fund të qershorit celjen e negociatave për anëtarësim në BE. Takova presidentin Macron, pas një letre personale nga unë i dergova, ai gjeti kohë për të më pritur në Elysee. Takimi zgjati jashtë parashikimit. Dëgjova fjalë inkurajuese prej tij. Më tha që Franca nuk e ka vendosur, e ka në studim e sipër, pasi sipas tij nuk është vetëm çësthja e Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi meritojnë vlerësim, por është çësthja e emigrantëve, e politikave të BE, etj”, tha Rama. /Opinion.al
*Po vazhdon fjalimin Rama në grupin e PS