Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Pse Bullgaria e Holanda bllokuan

2020/11/18 at 10:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociatat/ Pse Bullgaria e Holanda bllokuan

Për presidencën gjermane të BE nuk është një javë e mirë. Të hënën bllokoi Polonia dhe Hungaria buxhetin e BE. Të martën Bullgaria vendosi veto kundër një projekti të vendosur me kohë ne BE. Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.” Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

Bullgarisht? Maqedonisht?

Maqedonia e Veriut këmbëngul me tone relativisht të forta antibullgare për mëvetësinë e saj kombëtare. Një grindje që zien prej vitesh, por që shumë vende anëtare të BE e mendonin si të shuar. Vetëm pas një grindjeje dhjetëra vjeçare ky vend arriti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut. Tani erdhi vetoja bullgare. Kjo duhet të shkaktojë shumë zhgënjim në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kontribuon në çtensionimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që madje në vitin 2017 nënshkruan edhe një marrëveshje miqësie.

Të hënën tre institute nga Maqedonia e Veriut publikuan një prononcim. “Vendi ynë ka ndryshuar madje emrin i frymëzuar nga premtimet e BE. Për këtë arsye kjo bllokadë e re nuk është vetëm një mashtrim ndaj qytetarëve maqedonas, por edhe tradhti ndaj vlerave europiane”, thuhet në publikimin e Institutit për Demokracinë, të Institutit për Politikën Europiane dhe atij Eurothink në Shkup.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se nuk është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, po negociatat nuk mund të fillojnë tani. “Askush nuk ua mohon atyre të drejtën të përcaktojnë vetë kombin e tyre dhe gjuhën e tyre, si të duan, por ne nuk mund të miratojmë, që kjo e drejtë të bazohet në urrejtje, keqinterpretim historik dhe mohimin e Bullgarisë.”

Presidenca gjermane dështon

Që në mars krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhanë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e kujtoi të martën ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. “Kjo është në interesin e thellë të BE që të fillojmë sa më shpejt. Pragmatik dhe me solidaritet.” Ai u shpreh për një “sinjal të qartë të besueshmërisë” dhe theksoi, se stabiliteti dhe demokracia përmes një anëtarësimi në BE kanë rëndësi strategjike për Ballkanin.

Por megjithë deklaratat e Michael Roth, për momentin nuk duket se çelja e negociatave do të bëhet kaq shpejt. Holanda po ashtu ka ende rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ky vend kërkon që Shqipëria të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave. Me Maqedoninë e Veriut holandezët nuk kanë problem. Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para dy javësh, e mohoi se ka ende kushte të hapura. Sipas tij qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021./ DW

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
“Opinion” në Vlorë/ Brenda godinës së bankës së parë shqiptare

"Opinion" në Vlorë/ Brenda godinës së bankës së parë shqiptare

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 19 nëntor 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 19 nëntor 2020

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com