Aktualitet

Negociatat/Meta: Qeveria i ka shkelur kushtet në mënyrë të qëllimshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 30/11/20 |
Opi Nion

Presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se hetimi i krimit zgjedhor ka qenë kusht i Bundestagut për hapjen e negociatave.

Duke folur mbi qëndrimin e kancelares Merkel se nuk mund të premtonte një hapje negociatash për Shqipërinë këtë vit, Meta tha gjatë një interviste tek “Syri”,  se qëndrimet janë të qarta, edhe pse kancelarja ka përdorur një gjuhë diplomatike.

“Nuk vë baste për mos çelje negociatash të Shqipërisë me BE. Unë ju kam thënë prej vitesh që nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë se farë duhet bërë dhe ato që unë i kam treguar qartë në nivel ndërkombëtar ka pasur një institucion që i ka treguar po kaq qartë që është Bundestagu. Kjo deklaratë e kancelares Merkel është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta. Bundestagu ka tre katër vjet që e ka kusht hetimin e krimit zgjedhor, dy dosjet e Shijakut edhe të Dibrës, por jo vetëm. Ne nuk kemi dashur ti plotësojmë kushtet. Kushtet kanë qenë aty dhe qeveria i ka shkelur në mënyrë të qëllimshme”, tha Meta.

 

 

 

 

Pas