Në grupin negociator me Greqinë do të jete një emër i ri. Bëhet fjalë për Ksenofon Krisafin, bëri të ditur Presidenca. “Është shtuar vetëm emri i Ksenofon Krisafit, ka qenë një propozim i Ministrisë së Jashtme” thanë burimet pranë ketij institucioni. Krisafi ka qenë ish- drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore. Sa i takon ekipit negociator, opozita ka shprehur rezerva për Artur Meçollarin, pasi e akuzon si spiun. Megjithatë për Presidentin Meta akuzat e opozitës kanë rezultuar jo problematike. Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin Bushatit për negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kufirit detar mes dy vendeve.