Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Kush e ka fajin? Rama-Basha përplasen në rrjetet sociale

2019/10/21 at 3:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociatat/ Kush e ka fajin? Rama-Basha përplasen në rrjetet sociale

Ka mjaftuar një konferencë për mediat e kreut të PD-së, Lulzim Basha ku ai deklaroi si vendimi për mos çeljen e negociatave është dështim i qeverisë shqiptare, që në rrjet të niste një “dialog” në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas deklaratës së Bashës, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale deklaratën e presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në lidhje me mos hapjen e negociatave me BE, si dhe atë të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili shprehet ndryshe nga zyrtari i BE.

Por, pak pas publikimit të postimit të Ramës, ka ardhur reagimi i Bashës. Përmes një postimi në “Twitter”, ai thekson se kryeministri dështoi dhe se fajin po ua hedh të tjerëve. Kreu i PD i ka përmendur problemet në shëndetësi, ekonomi si dhe korrupsionin në vend, ku thekson se i vetmi fajtor është Rama.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar. Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”,-shkruan Basha.

Por Rama nuk e la me kaq dhe postoi disa minuta më vonë deklaratën e kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili cilëson gabim historik mos çeljen e negociatave. Përbri deklaratës së tij Rama kishte vënë sërish fjalët e kreut të opozitës.

Basha reagoi prapë në Twitter duke iu drejtuar drejtpërdrejtë kryeministrit Rama për të mbajtur përgjegjësi për dështimet e tij.

“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi” shkruan Basha.

Nga ana tjetër Rama i vazhdoi replikat duke postuar prapë një foto ku ballafaqonte deklaratën e kancelares Merkel dhe të Lulzim Bashës lidhur me vendimin e Këshillit Europian.

Kreu i PD nuk e la pa përgjigje “dialogun” në distancë duke shkruar se opozita mbështet qëndrimin e liderëve të BE por duke cilësuar se megjithëse ata mbështesin Shqipërinë, refuzojnë Ramën.

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën.” shkruajti Basha në Twitter. Kësaj radhe duke e shoqëruar me një foto të deklaratave të 4 liderëve europianë, 3 prej të cilave të postuara më parë nga Rama. / Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
Rajoni

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

4 Qershor, 2025 5:48 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

4 Qershor, 2025 5:15 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Para
Bariu tregon sesi u sulmua nga ariu në malin e Gjalicës

Bariu tregon sesi u sulmua nga ariu në malin e Gjalicës

Dukesha ishte paralajmëruar nga miqtë britanik për martesën me Harryn

Dukesha ishte paralajmëruar nga miqtë britanik për martesën me Harryn

PD: Mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen

"Rama vetë nuk ikën", Grida Duma paralajmëron protesta

TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
4 Qershor, 2025

“Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia ka...

Lexo më shumë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
4 Qershor, 2025

229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com