Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat? Ja vendimi i pritshëm i vendeve të BE për Shqipërinë

2018/06/18 at 3:18 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat? Ja vendimi i pritshëm i vendeve të BE për Shqipërinë

Sipas të gjitha gjasave kryqëzata e personalizuar e Edi Ramës për të bindur shtetet anëtare të BE që të hapin negociatat me Shqipërinë nuk do të marrë një përgjigje pozitive në samitin e vendeve anëtare më 28 qershor.

Një burim diplomatik nga Brukseli konfirmoi për Lapsi.al se po shkohet drejt një vendimi unanim për të mos vendosur një datë se kur do të fillojnë bisedimet dhe shqyrtimi i kapitujve midis BE dhe Shqipërisë.

Kjo do të thotë se megjithëse formalisht vendet anëtare nuk do ta hedhin poshtë rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian se Shqipëria është e gatshme për të negociuar, ata nuk do të vendosin një datë preçize se kur do të fillojnë këto negociata. E thënë shqip kjo përkthehet si një shtyrje në kalendat greke e përparimit të vendit drejt BE-së.

Për të kuptuar më mirë se çdo të thotë vendimi që do të merret në 28 qershor vlen të krahasohet si si është vepruar me vendet e tjera. Kështu psh Malit të Zi negociatat iu hapën në fund të qershorit 2012. Por pa kaluar as gjashtë muaj, pra në dhjetor të po të njëjtit vit negociatat filluan dhe palët u ulën në tryezë për të diskutuar kapitullin e parë mes rreth 35 të tillëve që parashikon procesi i negociimit.

Pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Serbinë, të cilën kryeministri Rama është zotuar publikisht ta parakalojë në garën e përparimit drejt Brukselit. Komisioni Europian vendosi të hapë negociatat me Beogradin në qershor 2013 dhe programoi të parën konferencë ndërqeveritare negociatash në janar të 2014.

Megjithëse pranimi i Kroacisë për në BE ka kaluar në një rrugë të ndryshme edhe në historikun e saj shohim se BE ka vendosur një datë fikse për fillimin e negociatave, e cila nuk e kalon pak më shumë se gjysëm viti nga marrja e vendimit.

Pra mjaftojnë këto precedent për të shikuar se hapja e negociatave pa datë është realisht një refuzim për hapjen e tyre. Sepse termi “hapje negociatash” ka kuptim kur vendoset një afat dhe kur palët ulen në tryezë ndërqeveritare për të debatuar lidhur me mbi 30 kapitujt që hapin rrugën e integrimit në BE.

Pikërishtë për këtë, pavarësisht se kryeministri shqiptar, mund ta shesë si sukses në mediat e tij termin “hapje negociatash” sipas burimeve të Lapsi.al në kryeqytetin belg, ai është thjeshtë një ngelje në klasë. Për arsye që lidhen sa me Shqipërinë, po aq dhe me problematikën e brendshme të vendeve të BE, me sa duket ideja e Francës dhe Holandës për ta stopuar Shqipërinë ka dalë fituese midis 26 anëtarëve të tjerë.
/Lapsi. al

Etiketa: negociatavendimi

Ju sugjerojmë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Para
Suedi – Kore e Jugut, vjen më në fund goli i parë

Suedi – Kore e Jugut, vjen më në fund goli i parë

Skandali “Dizelgate”, arrestohet drejtori i Audi-t

Skandali “Dizelgate”, arrestohet drejtori i Audi-t

Mediat braziliane sulmojnë ashpër Neymar, pas ndeshjes me Zvicrën

Mediat braziliane sulmojnë ashpër Neymar, pas ndeshjes me Zvicrën

TE FUNDIT

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
14 Dhjetor, 2025

Njësi speciale kanë arrestuar pesë persona në juglindje të Gjermanisë nën dyshimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Mynihut dhe policisë...

Lexo më shumë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
14 Dhjetor, 2025

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com