Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn përmes një postimi në “Twitter”, është shprehur se hyrja në BE është një meritë të bazuar në progres individual të shteteve përkatëse.
Komisioneri për Zgjerim në BE, teksa flet për Maqedoninë e Veriut, thekson se nuk do ishte e drejtë nëse kësaj të fundit i duhet të presë të tjerët që mbeten pas.
Hahn thotë se stabiliteti në rajon është shumë i rëndësishëm, si dhe zgjidhja e konflitit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Hyrja në BE është një meritë bazuar në progresin individual. Nuk do ishte e drejtë nëse Maqedonia duhet të presë për të tjerët që mbeten pas. Njohja e BE-së për progresin konkret dhe stabiliteti thelbësor i BB. E njëjta vlen edhe për zgjidhjen e konflikteve Serbi dhe #Kosove”-u shpreh Hahn./ Opinion.al E.Xh.