Politikë

Negociatat/ Donald Tusk do të takoj Ramën javën e ardhshme në Tiranë?


               Publikuar në : 18:19 - 13/09/19 |
Opi Nion

Donald Tusk, presidenti i Këshillit të Evropës, pritet që javën e ardhshme të vizitojë Shqipërinë.

Mësohet se zyrtari i lartë i Bashkimit Evropianë do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama ditën e martë.

Takimi mes Ramës dhe Tusk do të zhvillohet në një kohë kur na ndajnë vetëm një muaj nga vendimi i Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Bëhet me dije se pas Shqipërisë, kreu i i Këshillit të Evropës do të shkojë në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takimeve krerët e politikës së vendit fqinj./ Opinion.al E.Xh.

Pas