Negociatat, Brukseli vihet në lëvizje/ Me 29-30 Tetor në Tiranë një delegacion europarlamentarësh

Parlamenti Europian ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë në fund të këtij muaji një delegacion me përbërje shumëpartike për të ndjekur nga afër situatën politike.

Vendimi u mor në mbledhjen e parë të komitetit të ri të stabilizim asocimit.

Kryetar i këtij komiteti u zgjodh eurodeputeti i majtë italian Marco Tarquinio.

Ai është po ashtu me përvojë mediatike. Gjatë fjalës së tij Tarquinio tha se do të jemi bashkëpërgjegjës për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Më datë 14 Tetor ky komitet do të informohet në mënyrë konkrete dhe të detajuar mbi situatën politike në vendin tonë e tensionuar së tepërmi orët e fundit.

Këto zhvillime nga Brukseli përkojnë me vendimmarrjen e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare për nisjen faktike të negociatave në datë 15 Tetor. Nuk është e qartë sesa do të ndikojë rikthimi i përplasjeve të dhunshme në Parlament dhe protestave masive në marrëdhëniet me Evropën e bashkuar.

Në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar konsensus politik për reformat e integrimit pas vonesës gati dhjete-vjeçare që kur vendit tonë iu dha statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT