Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat, Basha: Bundestagu miratoi 9 kushte për Shqipërinë

2019/09/24 at 7:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Skema që përdor Rama për të vjedhur me koncesionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit të ligjvënësve të parlamentit gjerman në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha shprehet se u është mirënjohës CDU-CSU, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të përmbush dhe 9 kushte për çeljen e negociatave.

Basha shkruan në reagimin e tij se; “Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.”

Kryedemokrati thekson se vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën politike si dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Reagimi i Bashës

Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Në emër të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Para
Botohen 250 faqe konfidenciale, ç’po bën Facebook në kurriz të përdoruesve

Facebook drejt përdorimit të paisjeve elektronike me impluset e trurit

Presidenti brazilian sulm medias: Lajmet për zjarret në Amazonë gënjeshtra

Presidenti brazilian sulm medias: Lajmet për zjarret në Amazonë gënjeshtra

Trump sulmon Kinën në OKB

Trump sulmon Kinën në OKB

TE FUNDIT

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
6 Korrik, 2025

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
6 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku...

Lexo më shumë

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
6 Korrik, 2025

Qeveria e re e Sirisë ka pritur këtë fundjavë Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Damask....

Lexo më shumë

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
6 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com