Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ka dhënë të tjera detaje lidhur me negociatat mes delegacionit rus dhe atij ukrainas. Duket se dita e takimit mes dy delegacioneve është vendosur e hëna në mëngjes, ndërsa më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në Gomel, në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e presidentit Zelensky./Opinion.al