Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, është shprehur se negociatat me Putinin janë të vështira, sepse lideri rus nuk e mban fjalën.
Kuleba tha se Putin kishte negociuar edhe me Prigozhin për garancinë e luftës por kjo nuk e ndaloi që ta vriste.
“Sa i përket kërkesave për negociata me Putinin, kushdo që e kërkon këtë duhet ta pyesë zotin Prigozhin, jo ne. Ai kishte një konflikt me Putinin. Ai negocioi me sukses me Putinin, i dha fund konfliktit, ra dakord për garancitë e sigurisë dhe më pas Putini e vrau atë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Putini do të sillet ndryshe në negociata të tjera“, tha Kuleba.