Aktualitet

Në vitin 2009, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 19/05/21 |
Opi Nion

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi ditën e sotme vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi i DASH bazohet në të dhënat se Berisha përfshirë në korrupsion veçanërisht në periudhën kur ka shërbyer si kryeministër.

Në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, e vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se “Blinken vlerësoi lart suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike”./ Opinion.al

Pas