-U tha në Opinion

Në tren për Paris, Rama tregon për fjalimin në KiE: Qëllimi është i qartë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 12/10/22 |
el ida

Ndërsa udhëtonte me tren nga Strasburgu në Paris, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pak më gjatë arsyet e fjalimit të tij sot në Asamblenë e Këshillit të Europës.

“Qëllimi i fjalimit është shumë i qartë edhe se ku duam të arrijmë përmes kësaj nisme, besoj është sot edhe më e qartë. Jemi përpara një fakti që e njohim prej shumë kohësh, por për të cilin ka një padituri , indiferencë apo refuzim në BE sipas kategorive. Janë të gjitha këto bashkë për të reaguar ndaj një gabimi tragjik që ka marr formën e një qëndrimi zyrtar të një institucioni kaq prestigjioz dhe themelor të politikës ndërkombëtare. Ajo që ne duam është që të vëmë në lëvizje një proces për të rishikuar një rezolutë e cila ka humbur plotësisht testin me kohën sepse asnjë nga ato akuza monstruoze për trafik të porghaneve nuk është provuar. Për të rikthyer integritetin dhe besimin tek ky inistitucion sepse është e pajustifikueshme që KiE të mos rishikojë historinë e këtij procesi që ka një zanafillë shumë të dyshimtë. Është nisur nga delegacioni rus i asaj kohe dhe pjesa tjetër e historisë dihet.  Me kurajon për ta thënë të vërtetën me forcë dhe me këmbënguljen për ta sqaruar në çdo instancë për ta ballafaquar me të vërtetën rrënqethëse se të gjitha këto janë komplet fantazira, trupa e asamblesë duhet ta rishikojë dhe nuk duhet ta marr përsipër që një gabim tragjik ta thellojë si një mëkat të pafalshëm përgjithmonë”, tha Rama./Opinion.al

Pas