Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në treg ka shumë valutë, Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

2021/12/07 at 8:24 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvlerësohet leku, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit të euros me lekun që nga gushti i vitit 2019.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e Euros shpjegohet kryesisht me kërkesën e paktë për të në raport me prurjet e saj, që ngelen në nivele të larta.

Nënçmimi i euros në nivele të tilla në këtë periudhë të vitit nuk është i zakontë, për më tepër që zhvillimet ekonomike, në teori, nuk duket se e favorizojnë një rënie të këtyre përmasave.

Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përmirësimi i kërkesës së brendshme dhe sidomos rritja e çmimeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të importeve. Në veçanti, blerjet në vlera të mëdha të energjisë elektrike pritej që të ushtronin një ndikim më të ndjeshëm dhe më të zgjatur në kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, në mënyrë, deri diku të papritur, euro në javët e fundit po shënon një cikël të ri të mbiçmimit. Një faktor që mund të shpjegojë deri diku këtë tendencë mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i muajit nëntor. Duke qenë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë kryesisht në lekë, pjesa e Eurobondit që do të përdoret për të shlyer deficitin logjikisht do të këmbehet në lekë, duke shtuar ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor.

Përtej ndikimit të supozuar të Eurobondit, agjentët e këmbimit valutor ngelen të mendimit se prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në kursin e këmbimit.

Një mbiçmim i lekut në kursin e këmbimit me euron për momentin është një faktor që ndikon pozitivisht për të amortizuar presionet e jashtme inflacioniste dhe për të kufizuar përcjelljen e tyre tek çmimet finale të konsumit në vend. Rreth 55% e importeve të Shqipërisë vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Europian, pa llogaritur këmbimet me vendet e rajonit dhe vendet e tjera europiane që kanë euron si monedhë referuese në këmbimet tregtare.

Ata që fitojnë nga një nënçmim i euros janë edhe huamarrësit në monedhën europiane dhe që të ardhurat e tyre i kanë në lekë. Këtu përfshihet një pjesë e madhe e portofolit të kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ata që humbasin nga ky nënçmim janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në euro. Megjithatë, në kategorinë e depozituesve humbja nga kursi mund të jetë relative, duke pasur parasysh se asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, janë të kuotuara në euro./Monitor

Etiketa: euroniveli

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Vjehrri rreh ish-dhëndrin dhe kërcënon ta vrasë, çfarë ndodhi në Lezhë

Vjehrri rreh ish-dhëndrin dhe kërcënon ta vrasë, çfarë ndodhi në Lezhë

Debat në spektakël, Robert Aliaj-konkurrentes:O gore! Alketa Vejsiu i kundërvihet

Debat në spektakël, Robert Aliaj-konkurrentes:O gore! Alketa Vejsiu i kundërvihet

OBSH: Mos përdorni plazmën e gjakut për të trajtuar pacientët me Covid

OBSH: Mos përdorni plazmën e gjakut për të trajtuar pacientët me Covid

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com