Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në tre muajt e parë të 2017-ës, Qeveria zgjeroi me 78 mln euro borxhin e jashtëm

2017/06/13 at 11:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në tre muajt e parë të 2017-ës, Qeveria zgjeroi me 78 mln euro borxhin e jashtëm

Borxhi i qeverisë u shtua edhe me 78 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.


Në fund të muajit mars të vitit 2017, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë arriti rreth 7.96 miliardë euro. Gjatë tremujorit të parë të vitit, stoku i BJB u rrit me rreth 96 milionë euro, ndërsa zgjerimi vjetor shënon 238 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sektori i qeverisë së përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 6% dhe në fund të muajit mars 2017, shënon 3.48 mld euro nga 3.29 mld euro që ishte në fund të 2016-s. Detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme prezantohen kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa.

Teprica e huave afatgjata në terma vjetorë është zgjeruar me rreth 207 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve ra me 14 milionë euro – në vijim të blerjes së obligacionit të emetuar nga sektorë rezidentë.

Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësojnë rreth 1% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.

Shërbimi i borxhit (pagesat e principalit dhe të interesit) për të gjithë sektorët e ekonomisë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, shënoi vlerën 74.3 milionë euro, dhe ka ardhur në rënie krahasimisht me periudhën paraardhëse.

Nga këto, rreth 37.4 milionë euro u paguan nga Qeveria e Përgjithshme, 13 milionë euro nga Sektorët e Tjerë, 21.9 milionë euro nga Sistemi Bankar dhe 2 milionë euro nga Autoriteti Monetar.

Shërbimi i borxhit gjatë periudhës në masën 76% ka qenë për shlyerje të kryegjësë (principalit) dhe në 24% për shlyerjen e interesave.

Qeveria e Përgjithshme mban peshën kryesore në shlyerjet e principalit për tremujorin e parë të vitit 2017, me rreth 24 milionë euro ose 43% të vlerës së përgjithshme të principalit, si dhe peshën kryesore në shlyerjen e pagesave të interesit, me rreth 13 milionë euro ose 74% të vlerës së përgjithshme të interesave të paguara nga ekonomia. (Monitor)

Etiketa: 78 milion lekeqeveriazgjeroi borxhin


Ju sugjerojmë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Para
Vajza nga Gjirokastra tregon për “Balenën Blu: Nëse nuk vazhdoje lojën ata do të egzekutonin, ta dërgonin me foto

Vajza nga Gjirokastra tregon për "Balenën Blu: Nëse nuk vazhdoje lojën ata do të egzekutonin, ta dërgonin me foto

Erion Veliaj-Fevziut për Berishën: Po i referohesh një injoranti…

Veliaj flet për kreun e PS-së dhe marrëdhëniet me Saimir Tahirin

Kërcënohet me vdekje mjeku në QSUT

E fundit/ Helmohen 15 studentë
















TE FUNDIT

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
2 Janar, 2026

Bllokadat që karakterizuan gjithë 2025-tën e pamundësuan edhe miratimin e projektligjit për buxhetin e këtij viti. Aktualisht, vendi funksionon me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com