Ulet numri i pacientëve në spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë.
COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive 4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2). /Opinion.al