Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 132 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4932 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 168), 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./ Opinion.al