Kryesore

Në tavolinë 5 draftet e opozitës, sot mblidhet Komisioni i “Zgjedhores”


               Publikuar në : 09:35 - 06/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet përmes platformës online. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës.

Mbledhja zhvillohet nën udhëheqjen e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Ndërkohë, opozita ka dërguar 5 drafte apo propozime për Reformën Zgjedhore dhe i lë mazhorancës të zgjedhë një. Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se nuk do të ketë më Këshill Politik, pasi opozita ka përmbyllur draftet dhe janë dispozicion të mazhorancës.

Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke bërë të pamundur që reforma të mbyllej më 15 mars, ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online. / Opinion.al

Pas