Bota

Në shtetin ku njerëzit edhe qenve iu japin drogë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 20/07/22 |
Opi Nion

Pamje të rënda përshkruajnë varësinë e madhe nga droga që ka goditur me mijëra familje afgane pas konfliktit të gjatë me talebanët.

Me mijëra njerëz, përdorues të heroinës, opiumit e metamfetamin u fotografuan mbi një kodër me pamje nga Kabuli, disa në tenda të improvizuara e shumë të tjerë të shtrirë në tokë.

Por nuk mbyllet këtu, me dhjetëra e qindra qen lëvizin në zonë për të ngrënë, por edhe të varur nga droga.

Prej kohësh, varësia nga droga ka qenë një fenomen shqetësues në Afganistan, i cili është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe heroinës, por varfëria e tejskajshme e ardhur si pasojë e dekadave të luftës, ka çuar me miliona persona të tjerë te përdorimi i drogës.

Një studim i vitit 2015 nga OKB, doli në përfundimin se 2,3 milionë persona kishin përdorur drogë në atë vit, shifër e cila korrespondon me rreth 5 për qind të të gjithë popullsisë.

Tashmë, 7 vjet më vonë, numri është i paqartë, por besohet se situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike, sipas drejtorit të një departamenti që merret me menaxhimin e situatës së përdoruesve të drogës në vend.

Pas