Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Shqipëri vetëm 2 % e nxënësve janë të shkëlqyer në matematikë

2019/12/16 at 8:52 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Shqipëri vetëm 2 % e nxënësve janë të shkëlqyer në matematikë

education, elementary school, learning and people concept - group of school kids with teacher sitting in classroom and raising hands

15 vjeçarët në Shqipëri shënuan nivel më të ulët se mesatarja e OECD-së në lexim, matematikë dhe shkencë në testimin global të njohurive nga anketa PISA 2018, por rezultatet treguan se vetëm 2 për qind e nxënësve shqiptare shkëlqejnë në matematikë dhe shumë pak në literaturë.


Në Shqipëri, 48% e studentëve arritën të kapin nivelin e dytë të aftësisë për të lexuar (mesatarja e OECD: 77%). Ky është një nivel minimal, ku studentët mund të identifikojnë idenë kryesore në një tekst me gjatësi të moderuar, të gjejnë informacion bazuar në kritere të qarta, megjithëse nganjëherë komplekse, dhe mund të reflektojnë mbi qëllimin e teksteve.

Vetëm një  përqindje e papërfillshme e nxënësve në Shqipëri ishin interpretues të mirë në lexim, që do të thotë se ata arritën nivelin 5 ose 6 në testin e leximit PISA nga mesatarja e OECD: 9%).

Në këto nivele, studentët mund të kuptojnë tekste të gjata, të merren me koncepte që janë abstrakte ose intuitive, dhe të krijojnë dallimet midis faktit dhe mendimit, bazuar në sugjerime që kanë të bëjnë me përmbajtjen, ose burimin e informacionit.

Nga anketa e PISA, vetëm 58% e studentëve në Shqipëri kanë arritur nivelin 2 ose më të lartë në matematikë (mesatarja e OECD: 76%). Këta studentë mund të interpretojnë dhe të njohin, pa udhëzime të drejtpërdrejta,  p.sh duke krahasuar distancën totale në dy alternativa

rruge, ose konvertimi i çmimeve në një monedhë të ndryshme. Pjesa e studentëve 15-vjeçarë, që kanë arritur nivelet minimale të aftësisë në matematikë (Niveli 2 ose më i lartë) ndryshuan gjerësisht – nga 98% në Pekin, Shanghai, Jiangsu dhe Zhejiang (Kinë) deri në 2% në Zambia, e cila mori pjesë në PISA. Mesatarisht në të gjithë vendet e OECD, 76% e studentëve kanë arritur në zotërimin e nivelit në matematikë që është minimumi i njohurive.

Në Shqipëri vetëm 2% e nxënësve arritën nivelin 5 ose më të lartë në matematikë (mesatarja e OECD: 11%). Përqindja më e lartë e nxënëseve të shkëlqyer në matematike ishte në Pekin, Shanghai, Jiangsu dhe Zhejiang (Kinë) (44%), Singapor (37%), Hong Kong (Kinë) (29%), Macao (Kinë) (28%), Taipei Kinez (23%) dhe Koreja (21%). Këta studentë mund të modelojnë situata komplekse në mënyrë matematikore dhe mund të zgjidhin dhe krahasojnë strategjitë e duhura për zgjidhjen e problemeve për trajtimin e tyre.

 

Rezultati i përgjithshëm

PISA, një instrument i vendeve në OECD, që mat performancën e 15-vjeçarëve në matematikë, lexim dhe shkencë, e renditi Shqipërinë në vendin e 61-të, në mesin e 79 vendeve që morën pjesë në testimin e vitit 2018.

Shqipëria u rendit në fashën e dytë, me përgatitjen më të ulët nga pesë fashat e kategorizuara, ku në të pestën u grupuan vendet që spikasin me njohuritë më të larta të 15-vjeçarëve dhe fasha numër 1 me njohuritë më të ulëta.

Në rajon, Shqipëria ka një renditje më mirë se Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë një renditje më të mirë se Shqipëria.

Rezultatet e PISA 2018 treguan se 15-vjeçarët e Shqipërisë morën 437 pikë nga 600 pikët e mundshme në testin e matematikës. Shqipëria përmirësoi rezultatin në raport me testimin e vitit 2015 në matematikë me 24 pikë. Vendi ynë, mori në matematikë një vlerësim më të ulët se mesatarja e OECD, e cila u përllogarit me 489 pikë.

Në aftësitë e të lexuarit, Shqipëria u vlerësua me 405 pikë nga 600 të mundshme, duke mbajtur të njëjtin rezultatet me vitin 2015. Edhe në lexim të rinjtë e Shqipërisë shfaqin aftësi më të ulëta se mesatarja e OECD-së e cila ishte 487 pikë. Në shkencë, 15-vjeçarët shqiptarë morën 417 pikë ose 10 pikë më pak se në vlerësimin e vitit 2015. Mesatarja e nxënësve të OECD në shkencë ishte 489 pikë.

Një nga gjetjet kryesore të testit PISA tregoi se niveli i mirë ekonomik i një vendi jo domosdoshmërish përkthehet në njohuri të mira arsimore.

Kina, me katër rajone të saj, ishte e para në klasifikimin PISA 2018. Kinezët jo vetëm që kishin rezultatet më të mira në lexim, matematikë dhe shkencë, duke marrë gati pikët maksimale por ata kishin diferencë shumë të lartë me vendin të dytë në renditje me Singaporin me mbi 40 pikë në të gjitha testimet.

Katër vendet e para në aftësitë arsimore i shfaqën vendet aziatike si Kina, Singapori, Macao, Hong-Kong. Ndërsa në Europë, vendin e parë në PISA 2018 e zuri Estonia. Rezultatet treguan edhe në Europë se të ardhurat për frymë dhe investimet në arsim nuk janë mjeti kryesor për rezultate të larta. Estonia investon për arsimin 30% më pak se mesatarja e OECD. Kosova u rendit e treta nga fundi, me 353 pikë në lexim, 366 pikë në matematikë dhe 365 pikë në shkencë, duke lënë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ishte dënuar me 6 vite burg për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Akuzat/ Arrestohet drejtuesi i autobusit Athinë-Vlorë

Zbardhet vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një person

Vodhi 10 milionë lekë të kompanisë e deklaroi se e grabitën, arrestohet...

Tërmeti/ U shpallën të pabanueshëm, nis shembja e 7 pallateve në Laç

Tërmeti/ U shpallën të pabanueshëm, nis shembja e 7 pallateve në Laç
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com