Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Shqipëri kanë udhëhequr Peshoret, ja cilave shenja horoskopi i përkisnin 10 kryeministrat më të njohur në vend

2018/07/09 at 12:56 PM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Shqipëri kanë udhëhequr Peshoret, ja cilave shenja horoskopi i përkisnin 10 kryeministrat më të njohur në vend

Besoni ose jo në astrologji, faktet kanë treguar se karakteristikat e shenjave të horoskopit shpesh herë rezultojnë të sakta. Njerëzit e pasur u përkasin shenjave të tokës, pasi në gjakun e tyre ka një ambicie të pashtershme që i dërgon në majat e suksesit. Po liderët a kanë ngjashmëri në shenjat e horoskopit? Shumë artikuj nëpër mediat prestigjoze, shpesh kanë analizuar shenjat e horoskopit të liderëve botërorë, dhe jo në pak raste kanë gjetur ngjashmëri.


Kështu ne vendosëm të analizojmë pak shenjat e horoskopit të kryeministrave që kanë qeverisur Shqipërinë ndër vite. Ata janë 45, por ne zgjodhëm 10 më të njohurit, të cilët vijojnë edhe sot të jenë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare. A ka ngjashmëri në shenjat e tyre? Zbulojeni më poshtë:

1 – Ismail Qemali – Ai ka qenë Kryeministri i parë shqipëtar, dhe ka lindur më 16 tetor 1844. Ismail Qemali i përket shenjës së Peshores, të njohur për aftësitë e tyre në udhëheqje. Peshoret janë diplomatë të shkëlqyer, dhe këtë e ka treguar edhe ai teksa i solli pavarësinë Shqipërisë, më 1912.

2 – Hasan Prishtina – Ai ka lindur më 27 shtator 1873, dhe i përket shenjës së Peshores. Siç e përmendëm Peshoret janë shenjë që kanë lindur për të udhëhequr, dhe gjithmonë i duan gjërat sipas mënyrës së tyre. Sigurisht kjo vihet re edhe në mënyrën e qeverisjes së Hasan Prishtinës.

3 – Ahmet Zogu – Mesa duket Shqipëria e ka traditë udhëheqjen prej Peshoreve, pasi edhe Ahmet Zogu i përket kësaj shenjeje. Ai ka lindur më 8 tetor 1895, dhe pushtetin e tij e zgjeroi edhe më tepër duke u shndërruar në Mbret.

4 – Enver Hoxha – Diktatori famëkeq i Shqipërisë, është po ashtu Peshore. Ai ndan të njëjtën ditëlindje me Ismail Qemalin, por ndryshe nga ai, Hoxha nuk solli lirinë por robërinë. Jo të gjithë Peshoret i përdorin aftësitë e tyre të lidershipit, për akte të mira.

5 – Mehmet Shehu – Pas vendosjes së Diktaturës në Shqipëri, ai mori postin e Kryeministrit, nën udhëheqjen e diktatorit Hoxha. Ai i përket shenjës së Bricjapit, të njohur për vendosmërinë dhe ambiciet e mëdha. Edhe Bricjapët njësoj si Peshoret janë të prirur për të drejtuar. Janë pak më shumë racionalë por shkathtësia e Peshores, shpesh ka tendencën të dominojë.

6 – Ramiz Alia – Edhe Ramiz Alia, i përkiste shenjës së Peshores. Ai e mori në dorë udhëheqjen e Shqipërisë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose siç mund ta quajmë nën grafmat e fundit të diktaturës. Asokohe njerëzit ishin disi më të lirë se sa nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dhe mund të themi se këtu del ana tolerante e Peshoreve si shenjë horoskopi.

7 – Fatos Nano  – Ai ishte kryeministri i Shqipërisë në vitin 1991 për tu rikthyer përsëri më 1997, dhe po ashtu në 2002. Nano ishte një njeri që nuk dorëzohej dhe me vetëbesimin e një lideri. Ai i përket shenjës së Virgjëreshës, të njohur për vendosërinë dhe cinizmin e tyre. Virgjëreshat janë perfeksioniste, dhe shumë të përqendruara te vetja, karakteristika këto që i gëzonte edhe Fatos Nano.

8 – Ilir Meta – Sot ai është Presidenti i vendit, ndërsa më 1999 mori në dorë frerët e Shqipërisë duke u zgjedhur Kryeministër. Meta i përket shenjës së Dashit. Të njohur si njerëz impulsiv dhe që nuk heqin dorë lehtë nga synimet e tyre. Ata kanë gjak lideri, falë vullnetit për të ecur përpara.

9 – Sali Berisha – Ish – kryeministri Sali Berisha, e qeverisi Shqipërinë për dy mandate, nga viti 2005 deri më 2013. Por para se të ishte kryeministër, Berisha ka qenë protagonist në shumë ngjarje në vend, duke pasur rolin e liderit. Sigurisht që kemi të bëjmë përsëri me një Peshore, ku Berisha veç karakteristikave të përmendura në këtë artikull, jo rrallë ka shfaqur karizëm, një nga anët më të njohura të Peshoreve.

10 – Edi Rama – Kryeministri aktual në Shqipëri, ndryshe nga liderët e tjerë i përket shenjës së Gaforres. Të rralla janë Gaforret që i sheh në pozicione të tilla, për shkak të karakterit të tyre të turpshëm dhe bipolar. Të lindurit në Gaforre kanë shpirt artistik, shenjë kjo që e gëzon edhe Rama. Janë të dyjëzuar, emotiv, dhe kanë tendencën të kenë luhatje të theksuara në humor./Opinion.al

 

Etiketa: berishahoroskopinanopeshoreramashenja


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Para
Intervista/ Kejdi Mehmetaj: Basha dhe Rama kanë programe batutash

Manipuloi votimin për Teatrin, Kejdi Mehmetaj: Rilindasi i vonuar Robert Bitri të mos qendrojë as formalisht në radhët e LSI

Luana i mban premtimet, ja dhurata e veçantë që i bëri fanses së saj në 15-vjetorin e lindjes

Luana i mban premtimet, ja dhurata e veçantë që i bëri fanses së saj në 15-vjetorin e lindjes

Dieta me vezë të ziera, provojeni dhe humbisni 10 kg në 2 javë

Dieta me vezë të ziera, provojeni dhe humbisni 10 kg në 2 javë
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}