Aktualitet

“Në Shqipëri duhet të jesh kriminel për të fituar të drejtën”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:23 - 27/11/15 |
b.f

Familja Cali ka reaguar pas vendimit te Gjykates se Larte per lirimin e Armando Prenges. Gjon Cali, një nga anëtarët e familjes tha se pushteti prishi provat pranë komisariatit të Kurbinit. “Vendimi i gjykatës kofirmoi dhe njëherë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe këtu gjithçka është e varur nga pushteti.Ky vendim i dhënë na dha ne si familje një tjetër goditje të rëndë. U lirua autori i cili qëlloi me armë në dyer të Komisariatit të Policisë, duke na plagosur njerëzit tanë të cilët janë të pafajshëm, por që mbeten në burg. Me këtë vendim na u tha që në këtë vend duhet të jesh kriminel për të fituar të drejtën. Segmente të caktuara të shtetit na kanë goditur me 4 shtator të këtij viti, në vend që të na mbronin”, tha ai.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas