Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Shqipëri dhe rajon gratë e “pranojnë” dhunën nga burrat

2019/03/06 at 7:59 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Shqipëri dhe rajon gratë e “pranojnë” dhunën nga burrat

Përkundër fushatave, dhuna ndaj grave mbetet një problem i mprehtë i shoqërisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e vende të tjera në rajon. Në këtë përfundim arrin një anketë me gra e vajza në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Moldavi dhe Ukrainë. Absurdi qëndron në faktin se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë dijeni mbi ekzistencën e ndonjë organizate joqeveritare që mbështet gratë në rastet kur bëhen viktima të dhunës.


Problemet mes gruas dhe burrit duhet të mbeten brenda katër mureve të shtëpisë. Tingëllon si klishe por në fakt të dhënat e provojnë më së miri këtë gjë.Në një anketë të realizuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë në Shqipëri me gra e vajza nga mosha 18-74 vjeç , 48% e të anketuarave besojnë se dhuna në familje është një temë private dhe duhet zgjidhur brenda familjes, gjë që ushqen kulturën e mosraportimit të këtyre rasteve.

Ndërkohë 17% e të anketuarave besojnë se marrëdhëniet seksuale pa pëlqimin e gruas janë të justifikueshme nëse bëhet fjalë për marrëdhënie me bashkëshortin ose të dashurin, ndërsa në Kosovë 25%. Në Shqipëri 15% e grave të anketuara besojnë se marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e gruas janë të justifikuara nëse gruaja apo vajza ka veshur rroba “provokuese”, në Kosovë 19%.

Nga gratë e vajzat e anketuara në Shqipëri, 17% përgjigjen se kanë qenë viktima të dhunës fizike ose/dhe të dhunës seksuale që nga mosha 15 vjeç. Në Kosovë, 8% e të anketuarave përgjigjen të kenë përjetuar fenomene të tilla.

Ndër gratë e vajzat e anketuara në Shqipëri, 28% përgjigjen se nuk janë të mirëinformuara për format dhe mënyrat për të raportuar aktet e dhunës. Në Kosovë kjo shifër është 34%. Po ashtu, 32% e të anketuarave në Shqipëri dhe 49% në Kosovë përgjigjen se nuk janë në dieni të ndonjë organizate joqeveritare që mbështet gratë në rastet kur bëhen viktima të dhunës.

Anketa tregon se në Shqipëri, aktet e dhunës nga një partner intim janë thuajse tre herë më të shpeshta se aktet e dhunës nga një person tjetër në familje ose i panjohur.Në Shqipëri, 15-28% e të anketuarave përgjigjen se kanë vuajtur probleme psikologjike nga aktet e dhunës fizike apo seksuale, përfshirë ankth, frikë, probleme në marrëdhëniet intime, apo probleme gjumi e përqëndrimi.

Raporti i OSBE-së vëren se gratë në vendet e përfshira në anketë kanë përfaqësim të ulët në organet legjislative.  Në Shqipëri, gratë përfaqësohen në masën 28% në parlament, ndërkohë që në nivel lokal përfaqësimi është edhe më i ulët. Vetëm 15% e bashkive në Shqipëri janë nën drejtimin e grave; në Maqedoninë e Veriut kjo shifër regjistrohet në 6%.

Po ashtu gratë kanë përfaqësim të ulët në strukturat e zbatimit të ligjit që duhet të reagojnë ndaj njoftimeve për dhunë ndaj grave. E ulët mbetet edhe pjesëmarrja e gruas në aktivitetin ekonomik të këtyre vendeve por situata është edhe më problematike në role drejtuese të korporatave e bizneseve.

Anketa e OSBE-së, e zhvilluar gjatë periudhës pranverë-verë në 2018, nxjerr në pah se 70% e grave në vendet e përfshira në anketë kanë përjetuar ngacmim, ndjekje, kërcënim, dhunë nga një partner në marrëdhënie intime, apo një person tjetër që nga mosha 15 vjeç.

Ndër të anketuarat 45% e grave kanë përjetuar ngacmim seksual, përfshirë ngacmime përmes internetit. Sipas anketës 23% e grave kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga një partner intim.

18% e grave të anketuara u shprehën se kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga një person që nuk ishte partneri intim./Opinion.al

Etiketa: anketa e OSBEdhuna ndaj grave


Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
Venezuela shpall “non grata” Ambasadorin gjerman, 48 orë afat të largohet

Venezuela shpall “non grata" Ambasadorin gjerman, 48 orë afat të largohet

21 milionë klikime në një ditë, kjo video po thyen rekorde shikueshmërie

21 milionë klikime në një ditë, kjo video po thyen rekorde shikueshmërie

Shtohen të penduarit nga PD, kandidati në Durrës do mandatin e deputetit

Shtohen të penduarit nga PD, kandidati në Durrës do mandatin e deputetit
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com