Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armë, kokainë dhe në shoqërinë e 20-vjeçares:Si u arrestua Stresi në hotel

2018/10/18 at 9:29 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihni artistët shqiptarë që konsumojnë hashash

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç e njohin të gjithë me emrin Stresi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të organizuar nga TaskForca qendrore e Policisë së Shtetit, në kuadër të “Forcës së Ligjit”.


Policia tha se këngëtari 31-vjeçar u arrestua në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës në Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

Menjëherë u ekzekutua masa e sigurisë “arrest me burg”, që ishte dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, paraditen e djeshme. Stresi u shoqërua për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen, filloi procedim penal në gjendje të lirë, për shtetasen me iniciale P.Ç., 20 vjeçe, e akuzuar për moskallëzim krimi.

Prej dy ditësh, Policia e Shtetit ka nisur një plan masash me kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet në Tiranë po kryhen nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të komisariateve.

Ndërsa në rastin e arrestimit të këngëtarit Stresi, burimet thanë se nuk ka qenë thjesht një kontroll rutinë, por ndërhyrja është bërë pas informacioneve që po verifikoheshin prej disa ditësh.

Në operacion mësohet të kenë marrë pjesë Forcat Operacionale dhe ato FNSH.

Arrestimi i Stresit vjen një ditë pasi babai i tij Sali Lushaj depozitoi një kërkesëpadi për shkaktim dëmi në Gjykatën e Tiranës kundër deputetit socialist Taulant Balla.

Nga ana tjetër, vetë këngëtari kishte qëndruar për herë të fundit në dhomat e paraburgimit në muajin prill të këtij viti, kur Policia tha se e kishte kapur duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali, por kjo nuk u provua në Gjykatë, gjë që solli lirimin e tij.

 

Etiketa: 20 vjecarjaarrestimihotelistresi


Ju sugjerojmë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Kronikë

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

15 Nëntor, 2025 2:53 pm
Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
Kronikë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

15 Nëntor, 2025 2:01 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
Para
Moderatorja shqiptare shfaqet në kopertinën e revistës ndërkombëtare

Moderatorja shqiptare shfaqet në kopertinën e revistës ndërkombëtare

Wanda Nara tregon për çfarë e ka paralajmëruar Mauro Icardi

Wanda Nara tregon për çfarë e ka paralajmëruar Mauro Icardi

Xhafaj paralajmëron gazetarët, në vazhdim do ketë lajme interesante

Xhafaj paralajmëron gazetarët, në vazhdim do ketë lajme interesante
















TE FUNDIT

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
19 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK. Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com