Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Shkup protestohet kundër vendimit për “Monstrën”

2021/02/26 at 4:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Shkup protestohet kundër vendimit për “Monstrën”

Të premten në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin Monstra.

Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjestarëve të forcave të sigurisë.

Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave Bedri Hajdari, ka thënë se policia mund të bllokojë rrugën, por jo edhe realizimin e drejtësisë, andaj ka kërkuar nga protestuesit të tregohen me gjakftohtësi.

“Kjo nuk është protestë ilegale. Këtu nuk ka njerëz kriminel, njerëz provokues, por njerëz që duan drejtësi”, ka deklaruar ai para protestuesve.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen protestat, për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara siç është rasti Monstra, që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës, në afërsi të Shkupit.

Ai ka kërkuar nga autoritetet qeveritare “ndërprerjen e pazareve politike në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm, të publikohen të gjitha bisedat e përgjuara në lidhje me këtë rast dhe të përfshihet faktori ndërkombëtar gjatë procesit gjyqësor”.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja dhe gjykatësit e rastit ‘Monstra’, sepse ata fare nuk u morën me faktet dhe provat që duhej të vinin nga bisedat e përgjuara të lidhura me këtë rast”.

“Kërkojmë që kuvendi dhe qeveria t’i publikojnë bisedat e përgjuara me qëllim, që gjykimin e së vërtetës për këtë rast ta bëjë vetë opinioni publik, qoftë ai shqiptar, maqedonas apo cilido qoftë tjetër”.

Ai ka kërkuar edhe thirrjen e ekspertëve ndërkombëtarë që të bëjnë hetime në mënyrë të pavarur “të tipit të EULEX-it në Kosovë, që të merren me të gjitha rastet e montuara politike nga të cilat shqiptarët vuajnë burgje të rënda edhe pse janë të pafajshëm”.

Ai beson se pas mospublikimit të bisedave të përgjuara, që lidhen me rastin Monstra, fshihen pazare politike mes strukturave të caktuara në Maqedoninë e Veriut.

“Tani doli se bisedat nuk janë të kompletuara dhe se nuk janë dorëzuar apo nuk janë publikuar në tërësi nga ana e prokurorisë”, ka thënë mes tjerash Hajdari për Radion Evropa e Lirë.

Pavarësisht se ka bërë thirrje që protestuesit të shpërndahen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ata kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të udhëkryeqit pranë kompleksit të gjykatave ku është vendosur kordoni i policisë.

Të martën Gjykata Penale e Shkupit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve më 12 prill 2012 pranë Liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

Viktima ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Ndaj vendimit të gjykatës penale për rastin Mostra kanë reaguar partitë politike shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me ç’rast kanë kërkuar përfshirjen e faktorit ndërkombëtar .

Zijadi Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka porositur kryeministrin maqedonas Zoran Zaev që mos harrojë deklarimin e tij nga pozicioni i liderit të opozitës gjatë publikimit të bisedave të përgjuara.

“Ai sot është njeriu që ka harruar, po e citoj, ‘njerëz të pafajshëm janë në burg për Monstrën’. E vërteta për Monstrën, ishte po ai (Zaevi) që thoshte, që është e tmerrshme. Ishte po ai i cili kishte me dhjetëra dhe qindra-mijëra përgjime dhe me bindje fliste se ka fakte që njerëz të pafajshëm janë në burg” ka deklaruar Sela, i cili u ka dhënë përkrahje protestuesve.

Protesta për rastin Monstra janë organizuar edhe të premten e 29 janarit.

Etiketa: Monstraprotrstashkup

Ju sugjerojmë

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Bota

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

3 Qershor, 2025 8:18 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite
Bota

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

3 Qershor, 2025 7:15 pm
VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë
Bota

VIDEO/ Ukraina shpërthen urën që lidh Rusinë me Krimenë

3 Qershor, 2025 6:42 pm
Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke
Rajoni

Sulmuan me armë agjentët grekë, arrestohen dy anëtarë të mafies turke

3 Qershor, 2025 6:02 pm
Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Rajoni

Komisionerja e BE për Zgjerim: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

3 Qershor, 2025 5:57 pm
Para
Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 554 raste të reja në 24 orë e fundit

Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 554 raste të reja në 24 orë e fundit

Greqi/ Shënohen 1490 raste pozitive në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Greqia regjistron shifra të larta, shtyet “lockdown-in”

Sa ndihmojnë vaksinat për rritjen e influencës së Kinës në Ballkan?

Sa ndihmojnë vaksinat për rritjen e influencës së Kinës në Ballkan?

TE FUNDIT

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
3 Qershor, 2025

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert...

Lexo më shumë

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
3 Qershor, 2025

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
3 Qershor, 2025

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Deri më tani nuk bëhet me...

Lexo më shumë

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
3 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arber Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com