Te Fundit

Në sera rriten edhe bimë kanabisi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 13/07/21 |
Opi Nion

Këto pamje të publikuara nga Ministria e Bujqësisë shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale pasi në video duken bimë kanabisi. Në një intervistë për Klan News, Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje thotë se kjo është pjesë e punës së tyre.

“Për ne kjo çshtë një punë normale, nuk memi gjë për të fshehur”.

Prej 6 muajsh në këto sera në Lushnjë po rriten fidanë të kanabisit. Janë prova materiale të sjella nga prokuroritë e rretheve që më pas përfundojnë në laborator për analizim.

“Qëllimi është i thjesht, ata sjellin fidana apo fara që kapin dhe ne i rrisim në një fazë të caktuar. Pastaj i marrin i sekuestrojnë dhe i çojnë në laboratorët e tyre”.

Janë 35 raste të provave materiale të bimëve narkotike që prej 45 ditësh po rriten në sera. Veç Lushnjes bimë kanabisi rriten edhe në qendrën bujqësore në Vlorë në bazë të një marrëveshje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Drejtësisë që është firmosur këtë vit./ Klan News

 

Pas