India vijon të përballet me ndotje alarmante, ku më i prekur mbetet Nju Dehli, i cili është zyrtarisht kryeqyteti më i ndotur në botë.
Ky i fundit ka regjistruar vazhdimisht nivele shumë të larta të ndotjes së ajrit, ndërsa në shumë pjesë të qytetit qëndrimi është praktikisht i pamundur. Shpesh autoritetet shpallin emergjencë të shëndetit publik, dhe urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe parqeve publike si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.
Por teksa situata sa vjen e bëhet më e rëndë, ndotja alarmante po përdoret edhe për biznes. “Oxy Pure”, është një bar unik në botë, i cili ofron “oksigjen të pastër”. Qytetarë të shumtë në Nju Delhi u vendosën në radhë për ta blerë “ajrin”, ndërsa një trajtim prej 15 minutash kushton rreth 4 euro për person.
Në menu, klientët mund të zgjedhin mes disa aromave për oksigjenin e tyre./Opinion.al