Aktualitet

Në Rinas me radion që dyshohej se bënte përgjime, skocezi: Janë amatore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 11/06/22 |
Opi Nion

Mediat britanike kanë publikuar dëshminë e skocezit Colin McGowan i cili i kap me radio në aeroportin e Rinasit, që dyshohej se përdorej për përgjim.

Në artikull thuhet se Policia shqiptare në bashkëpunim me SHISH, po hetojnë këtë rast për të cilin dyshojnë se është spiunazh.

Po ashtu Njësia C (Njësia Kibernetike) e Policisë Shqiptare, e ndihmuar nga shërbimi sekret shqiptar (SHISH), po punojnë me prokurorët skocezë. Radiot janë dërguar në Laboratorin Shqiptar të Kriminalitetit për ekzaminim të mëtejshëm.

Ndërkohë Daily Record shkruan se autoritetet shqiptare duan të vërtetojnë nëse Colin ishte pjesë e një ekipi spiunazhi gjatë një udhëtimi pesë-ditor në vendin e Evropës Lindore muajin e kaluar, kur u kap me radio në aeroport.

Colin, 46 vjeç, tha për median britanike: ““Mund t’ju siguroj se nuk po spiunoja. Unë nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë mund të përfshijë spiunimi për të qenë i sinqertë dhe nuk do të dija nga të filloja. E gjithë kjo ishte paksa e befasishme, por besoj se autoritetet shqiptare, mungesa e përvojës apo njohurive të radios amatore është ajo që e shkaktoi këtë. Ata thjesht nuk kishin parë pajisje si tonat dhe donin të siguroheshin që gjithçka ishte në rregull”.

Pas