Shqipëri po ndjek ecurinë e vendeve europiane sa i takon rënies së kurbës të shkaktuar nga varianti Delta. Në një intervistë për Televizionin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se ulja e rasteve dhe rritja e vaksinimeve po vënë nën kontroll pandeminë.
Po çfarë do të sjellë dimri?
Edhe pse lajmet për pandeminë e Covid-19 duken të mira, Sallabanda thotë se nuk duhet ndalur intensiteti i vaksinimeve pasi është i vetmi mjet që do të na sigurojë mbrojtje ndaj varianteve të reja që virusi Sars Cov 2 mund të bëjë./TvKlan