Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në rajon, askush më shumë se shqiptarët nuk lakmon një pasaportë europiane

2020/04/07 at 11:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në rajon, askush më shumë se shqiptarët nuk lakmon një pasaportë europiane

Përfitimet që merr nga zotërimi i një pasaporte EU ka shtyrë shumë shqiptarë që të aplikojnë për tu pajisur me një të tillë. Edhe në 2018-n aplikimet kapën një shifër rekord…


Këto ditë izolimi, ku shumë shtete kanë mbyllur kufijtë, na kanë bërë që të vlerësojmë lirinë e lëvizjes. Pajisja me një pasaportë europiane i jep të drejtën atij që e posedon të jetojë dhe të punojnë në secilin prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Shqiptarët janë nacionaliteti i dytë që janë pajisur me pasaporta të një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në 2018-n më shumë se 47,400 shqiptarë u pajisën me pasaportë EU, apo duke u përgjigjur për 7% të pasaportave të lëshuara në total nga të gjitha vendet. Në vend të parë u renditën marokenët me 62,700 pasaporta EU apo 10% të totalit.

Edhe për vitin 2018 Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë lëshuar numrin më të lartë të pasaportave për shqiptarët. Të dy këto vende kanë numrin më të lartë të emigrantëve, ku që prej fillimit të viteve ‘90, ku u ndryshua sistemi dhe u hapën kufijtë, shqiptarët kishin si destinacion kryesor këto dy vende.

Megjithatë që prej krizës ekonomike të vitit 2008, ku të dy këto vende ishin shumë të prekura, gjë që u shoqërua me reduktimin e vendeve të punës, shumë emigrantë shqiptarë janë drejtuar në vende të tjera më të zhvilluara të BE-së. Kjo ka qenë një arsye pse emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Greqi kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë.

Sipas të dhënave të Eurostat, Greqia ka lëshuar rreth 24,200 pasaporta, ndërsa Italia rreth 21,800 vetëm për vitin 2018, duke përbërë kështu 97% të totalit të pasaportave.

Pas Italise dhe Greqisë, në vend të tretë renditet Belgjika për numrin më të lartë të pasaportave të lëshura, më 390 pasaporta në 2018-n, pasuar nga Gjermania me 340, Franca me 294 dhe Suedia me 119.

Prej 2002 më shumë se 430 mijë shqiptarë u pajisën me pasaportë

Që prej vitit 2002 të dhënat nga Eurostat tregojnë se janë pajisur me pasaportë të Bashkimit Europian më shumë se 435,800 shqiptarë janë bërë nënshtetas të Bashkimit Europian. Aplikimet kanë arritur pikun në vitin 2016 me 67.5 mijë aplikime, ndërsa në 2017 aplikimet arritën në 58,866.

Në rajon, askush më shumë se shqiptarët nuk lakmon një pasaportë të EU-së

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka numrin më të lartë të alikimeve edhe për vitin 2018. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, numri i pasaportave të dhëna për shqiptarët është disa herë më i lartë se vendet e rajonit. Pas shqiptarëve renditen serbët me 8600 pasaporta, më pas renditen shqiptarët e Kosovës me mbi 7900, boshnjakët me 7200 dhe maqedonasit me gati 6000 pasaporta./ Burimi: Monitor

Etiketa: Europëfrancerajon


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

4 Gusht, 2025 8:38 pm
Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
Bota

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

4 Gusht, 2025 7:56 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht
Bota

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

4 Gusht, 2025 6:38 pm
Para
Probleme me e-Albania, Rama: Këto dy ditë do jemi më tolerantë me gjobat

Shpërblimi i mjekëve, Rama: Të kthjellohen, mos turpërojnë bluzën e bardhë

Spanjë, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve nga COVID-19

Spanjë, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve nga COVID-19

Pasojat nga koronavirusi, Italia jep 400 miliardë euro për bizneset

Pasojat nga koronavirusi, Italia jep 400 miliardë euro për bizneset
















TE FUNDIT

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth...

Lexo më shumë

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
4 Gusht, 2025

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll...

Lexo më shumë

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
4 Gusht, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i bllokojë merkaton Tiranës dhe Skënderbeut. Me vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com