Rajoni

Në qeli me vrasësin shqiptar,piloti që vrau gruan zhvendoset në “Alkatrazin” grek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 14/06/22 |
Opi Nion

Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan, po ndan qelinë me një  vrasës me kombësi shqiptare. 34 vjeçari, u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar për mbytjen e gruas së tij Caroline Crouch, 20 vjeç, në shtëpinë e tyre luksoze në periferi të kryeqytetit grek Athinë vitin e kaluar përpara vajzës së tyre 11 muajshe, Lydia.

Vrasësi me gjakftohtësi më pas mbyti qenin e familjes për ta bërë vrasjen të dukej si një grabitje përpara se hetuesit të zbulonin ngjarjen.

Javën e kaluar u zbulua se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino 250 milje në veri. i cili quhet “Alkatrazi grek”.

Por, tani Daily Mail raporton se ai po ndan një qeli me një vrasës shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë Babis ashtu dhe avokati i tij janë të shqetësuar që jeta e tij mund të jetë në rrezik. Ata dyshojnë se në botën e krimit mund të ketë një shpërblim për vrasjen e tij.

Babai i Caroline, David për DailyMail tha: “Duket se nuk është i lumtur me akomodimin e ri dhe do të transferohet sërish në burgun e Koridhalos, ku do të ndihej më i sigurt. Ai beson se për kokën e tij mund të ketë disa të kontraktuar. Unë jam i mendimit se personat me të cilët ishte i lidhur përpara se të vriste vajzën time, duan t’i mbyllin gojë, për t’u siguruar që të mos përpiqet të bëjë ndonjë marrëveshje të re me drejtësinë. Dëshira ime është që të vuajë të paktën për disa vite…”

Mediat greke thonë se vrasja e Caroline mund të ketë ndodhur pasi Babis kërkonte t’i mbyllte gojë, pasi ajo mund të ketë zbuluar aktivitetin kriminal të drogës që ai ishte i përfshirë dhe mund ta ketë kërcënuar të shoqin se do ta braktiste dhe do të shkonte në polici/Opinion.al

Pas