Ambasadori SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin u takuan të premten me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi i zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, zgjati përreth 30 minuta.
Mediat raportojnë se në qendër të tij mendohet të kenë qënë zhvillimet për reformën në drejtësi dhe sidomos qëndrimi i pritshëm i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut. Ky organ pritet që të shtunën të bëjë publik opinionin e tij zyrtar rreth ligjit kyç të reformës kushtetuese.