Fatmir Xhafaj pritet të bëhet sot ministër. Dekretet e Nishanit janë në rendin e ditës në parlament. Përpara selisë së Parlamentit, ai dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku deklaroi se ka përfunduar puna e Komisionit të Reformës në Drejtësi.
“Përmbyllën me sukses ligjet e reformës në drejtësi, të cilët kërkojnë votim me shumicë të cilësuar”, tha Xhafaj, duke shtuar se “kjo është një gjëtë e rëndësishme”. Më tej Xhafa tha se në lidhje me reformën, nga sot duhet ti drejtoheni Vasilika Hysit.
Në seancën e sotme plenare, pritet të votohen dekretet e presidentit Nishani për ministrat e rinj, mes të cilëve është edhe Fatmir Xhafaj, si ministër i Brendshëm.