Aktualitet

Në pranga për tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve,zbardhet dëshmia e numëruesve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 29/06/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur dëshmitë e numëruesve të PD, PS dhe LSI në Bashkinë Prrenjas, të cilët janë arrestuar për tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve.

Erald Karriqi (PD), Eduart Zito (LSI), Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami (PS), të cilët kanë qenë në të njëjtin grup numërimi, kanë shënuar numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Erald Karriqi ka deklaruar se mund të ketë bërë gabim nga lodhja: “Në lidhje me tabelën e rezultatit për kandidatët për deputet në qendrën e votimit nr.2780, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim”, ku ka ndryshime votash për kandidatët në krahasim me votat në kuti, unë nuk kam bërë ndonjë gabim me dashje, por fakti që ekziston them se mund të jetë bërë gabim nga lodhja, nga orët e zgjatura. Kjo ka qenë për mendimin tim”.

Ndërsa Oltjon Bajrami ka thënë: “Unë nuk di të them se si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi. Mendoj se do të jetë bërë gabim nga lodhja dhe nga puna e gjatë. Tavolina ka qenë e ngushtë dhe kur ndaheshin fletët për secilin kandidat mund të jenë ngatërruar. Them se është një pakujdesi”.

Pas