Kronikë

Në pranga motër e vëlla në Elbasan, 41 vjeçarja thyen xhamat në komisariat


               Publikuar në : 11:23 - 15/09/19 |
Al Do

Motër e vëlla janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kapën duke vjedhur në një magazinë ushqimore.

NJ.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan, kishin hyrë në magazinën e E.B për të vjedhur ushqime. Ata janë pikasur nga qytetarë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Të dy personat janë kapur në flagrancë brenda magazinës

Shoqërimi i tyre nuk ka qenë i qetë pasi mësohet se gruaja me inicialet S.H nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe ka thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H. /Opinion.al

Pas