Një 27–vjeçar nga Përrenjasi ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për vjedhjen e të paktën du automjeteve në kryeqytet. I arrestuari është shtetasi me inicialet M.Q., lindur dhe banues në Përrenjas. Sipas policisë me datë 11.10.2020 ai akuzohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të B.R. si dhe me datë 30.10.2020 automjetin në pronësi të R.Sh. në Tiranë.
Por gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira policia i gjeti dhe sekuestroi 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Policia po punon edhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar i riu./Opinion.al