Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në pranga grabitësi i kambistit të Korçës, prezantohej si punonjës policie

2021/02/24 at 10:50 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në pranga grabitësi i kambistit të Korçës, prezantohej si punonjës policie

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia për grabitjen e kambistit të Korçës, ngjarje e ndodhur më 11 Janar të këtij viti në lagjen Nr.1. të këtij qyteti. Autoritetet njoftojnë se ka shkuar kështu në 2 numri i personave të arrestuar për këtë ngjarje.

Bëhet me dije se është arrestuar 33-vjeçari Martin Arëza, i cili rezulton person me precedent penal dhe i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve.

Ai u kap në Tiranë nga forcat e posaçme Shqiponja duke udhëtuar me një makinë tip “Volkswagen Polo”. Gjatë kontrollit atij iu gjet një dokument policie dhe simbole të tjera të policisë, të cilat i përdorte me qëllim që të shmangte kontrollet dhe prezantohej si polic.

Po ashtu është vënë në pranga edhe 28-vjeçari me Adhurim Shega, i cili ishte në të njëjtën makinë. Sipas policisë, Shega kishte ndihmuar dhe strehuar grabitësin pas ngjarjes.

Njoftimi

Shkon në dy numri i personave të ndaluar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1, Korçë, ku një kambisti i vodhën me dhunë një shumë lekësh.

Sektori për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, ka kapur 33-vjeçarin e shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, i cili kishte strehuar dhe përkrahur autorin e krimit.

Sekuestrohen një dokument policie dhe simbole dalluese, të cilat 33-vjeçari i përdorte për t’u prezantuar si punonjës policie, me qëllim shmangien e kapjes nga Policia.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku 3 shtetas (njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë) i vodhën me dhunë shumën 4.000.000 lekë, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë ngjarje:

M.A., 33 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”);

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm u kapën në qytetin e Tiranës, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, me mjetin tip “Volksëagen Polo”, në pronësi të M. A.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. A. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dokument policie dhe simbole të tjera dalluese të Policisë, që ky shtetas i përdorte me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia.

Ndaj 33-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.01.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 11.01.2021, në Korçë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. e ka përkrahur dhe strehuar shtetasin M. A., pas kësaj ngjarjeje.

Nga ana e Policisë është identifikuar dhe bashkëpunëtori i tretë i dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Etiketa: kambistikorce

Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Rama publikon foton e Xhorxhinës, shtatzënë në krye të detyrës tek Covid1

Rama publikon foton e Xhorxhinës, shtatzënë në krye të detyrës tek Covid1

Kush janë kolegët që do gjykojnë Enkeleida Hoxhën në Apelin e GJKKO

Kush janë kolegët që do gjykojnë Enkeleida Hoxhën në Apelin e GJKKO

FOTO/ Aksion te Ministria e Bujqësisë, arrestohen katër zyrtarë kosovarë

FOTO/ Aksion te Ministria e Bujqësisë, arrestohen katër zyrtarë kosovarë

TE FUNDIT

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
9 Korrik, 2025

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje...

Lexo më shumë

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
9 Korrik, 2025

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet,...

Lexo më shumë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com