Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Shinat” u arrestua i riu E. K., banues në Kamëz, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.
Policia njoftoi se informacionin e kishte marrë nga qytetarët, të cilët kishin deklaruar se ai mbante sende të kundërligjshme në gomisterinë e tij./Opinion.al